Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi mori pjesë në Forumin e 22-të Ekonomik, mbajtur në Krynica Zdrój të Polonisë me temë “Ekonomia e së ardhmes nga këndvështrimi i shteteve të Evropës Qëndrore dhe Lindore”.
Gjatë fjalimit të tij, Ministri Shalsi theksoi se strategjia e BE – së për Rajonin Adriatiko – Jonian (EUSAIR) është një nga platformat e bashkëpunimit me shumë interes për vendin tonë.
“Jam i bindur që takime të tilla sjellin mundësi më të mëdha bashkëpunimi, nisma të reja dhe veprime specifike në nivele dhe platforma të ndryshme duke krijuar një të ardhme më të mirë jo vetëm për kombet tona, por edhe për të gjithë kontinentin evropian.
Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi u takua edhe me Kryeministrin e Polonisë, z. Jerzy Kwiecinski, me të cilin diskutoi për çështje me interes reciprok.
Forumi Ekonomik është konferenca më e madhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, që organizohet çdo vit në fillim të shtatorit me pjesmarrjen e më shumë se 4500 të ftuar nga shtete të ndryshme të botës. Misioni i Forumit është krijimi i një klimë të favorshme për zhvillimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis vendeve anëtare të BE-së dhe fqinjëve të tyre.