Nisma nga Sipërmarrja

Këshilli Ekonomik Kombëtar ka për qëllim institucionalizimin e dialogut mes qeverisë dhe sipërmarrjes, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit duke hedhur bazat e një zhvillimi ekonomik të qendrueshëm dhe në përgjigje të kërkesave të një tregu dinamik.

 

Këshilli Ekonomik Kombëtar do të garantojë bashkëpunimin institucional dhe partneritetin publik privat për zhvillimin e politikave ekonomike, për garantimin e  dialogut dhe këshillimin ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat, për rritjen e transparencës në vendimmarrjen politike të qeverisjes dhe përfaqësimin e sektorit privat në këtë proces.

 

(Nëpërmjet urdhrit të Kryeministrit Nr.96, datë 31.5.2019 është miratuar struktura dhe organizka e Sekretariatit Teknik të KEK, që do të kryejë funksionet, ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në ligjin nr. 57/2014, të ndryshuar dhe në VKM nr.281, datë16.5.2018, si dhe do të mbështesë Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për kryerjen e funksioneve administrative, të përcaktuara brenda fushës së tij të përgjegjësisë shtetërore.)