- Crystal System
Ndërmarrje inxhinierike, e cila ofron konsulencë IT, duke asistuar në përdorimin sa më të mirë të të dhënave.
- PSZ Albania
Një fabrikë me standarte gjermane bashkëkohore, ku prodhohen kabllo elektrike të cilësisë së lartë, duke numëruar plot 350 punonjës dhe kërkon të punësojë edhe rreth 150 të tjerë.
- Teuta Durrës
Një biznes familjar që është rritur në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme, tashmë me një filial të ri distribucioni pranë Tiranës dhe ku punohet me përkushtim maksimal drejt zhvillimit të një marke shqiptare dhe cilësore sic është Teuta.
- Cotex Textile
Sipërmarrje e cila merret me prodhim e paketim të veshjeve për burra, gra, fëmijë, përfshirë edhe këpucë, çanta, rripa apo veshje të lëkurës.
- FMT Group
Një sipërmarrje e cila merret me procesin e prodhimit të gjeneratorëve “made in Albania”, ku planet për të ardhmen përfshijnë zgjerime në biznesin e tyre, si dhe rritjen e eksporteve të gjeneratorëve industrial në gjithë botën.
- Eurolab
Një sipërmarrje model, me zyra bashkëkohore dhe një sistem distribucioni elektronik ku çdo veprim reflektohet në kohë reale.