Digjitalizimi i sherbimeve online – ADISA, Kavaje

Tek ADISA në Kavajë, ku vijon puna intensive për orientimin dhe trajnimin e qytetarëve të interesuar për të aplikuar online për shërbime të ndryshme përmes platformës e-Albania.

Një nismë e mirëpritur nga qindra qytetarë, të cilët nuk do të duhet të shpenzojnë më kohën e tyre të vyer në radhë të gjata pritjeje.

Të ndërgjegjshëm për vështirësitë e fillimit, mbetemi të përkushtuar maksimalisht për të adresuar të gjitha problematikat që hasen gjatë procesit.

Një tranzicion jo i lehtë, por i nevojshëm për t’i shërbyer më mirë, më shpejt dhe më saktë qytetarëve

Post Author: Egli Lilo