Sektori Bujqësor

Qëllimi i përgjithshëm është orientimi dhe sigurimi i një zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë me qëllim rritjen optimale të prodhimit për plotësimin sa më mirë të nevojave të vendit, minimizimin e importit dhe rritjen e mundësive për eksport si dhe mbështetjen e menaxhimin e këtij zhvillimi. Bujqësia është një nga  sektorët me potencialin më të madh të zhvillimit në Shqipëri, është burimi kryesor i punësimit dhe i të ardhurave, veçanërisht në zonat rurale, dhe siguron rreth 19,9% të PBB-së dhe 40,4% të punësimit total. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 418.921 ton, Tiranë me 127.176 ton dhe Berat me 118.687 ton