Sektori i Shërbimeve

Shqipëria është një vend në zhvillim me një ekonomi të bazuar në shërbim  që zë 63.5% të tregut  Sektori i shërbimeve në tremujorin e tretë gjeneroi në ekonominë e vendit, një vlerë të shtuar prej 3,2% më të lartë se e njëjta periudhë e një viti më pare, normë kjo që  mbetet pranë mesatares historike të ecurisë së sektorit. Vlera e shtuar e kësaj dege përshpejtoi ritmin e rritjes vjetore në 5,9%, e ndikuar kryesisht nga aktiviteti i lidhur me akomodimin dhe shërbimin ushqimor. Sipas ekspertëve ky tregues është i lidhur drejtpërdrejtë me rritjen e të ardhurave nga sektori i turizmit dhe rritja e prodhimit bujqësor vendas.