Sektori Tregtar(import/eksport)

Ne tre vitet e fundit ka një rritje te qëndrueshme të importeve/eksporteve në vend. Zhvillimet në tregtinë e jashtme të Shqipërisë, janë karakterizuar nga flukse tregtare kryesisht në rritje, fakt i cili tregon për një hapje dhe intensifikim të shkëmbimeve tregtare të ekonomisë dhe tregjeve shqiptare me ekonomitë dhe tregjet botërore. Nivelet e hapjes për Shqipërinë kanë ndjekur një trend vazhdimisht pozitivNë vitin 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 310 mld lekë, duke u rritur me 13,7 %, krahasuar me vitin 2017 dhe importet e mallrave arritën vlerën 641 mld lekë, duke u rritur me 2,4 %, krahasuar me vitin 2017.Deficiti tregtar arriti vlerën 331 mld lekë, duke u ulur me 6,3 %, krahasuar me 2017. Ulja e defiçitit tregtar ka bere  që eksportet shqiptare të mbulojnë sa 48,4% e importeve, nga vetëm 43% që ishte një vit më parë. Partnerët më të rëndësishëm tregtarë të vendit janë Bashkimi Evropian (67,8%), vendet e CEFTA-s (8,6), Turqia (5,9%), Kina (6,2%), Shtetet e Bashkuara të Amerikës(1,5%), vendet e EFTAs (1,2%), e vende të tjera.