Open Door Day

“Open Door Day” / Ministri Shalsi: Më shumë vëmendje dhe mbështetje për sektorin e zejtarisë

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi mori pjesë në eventin “Open Door Day” organizuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.

Aktiviteti ishte i fokusuar në tre çështje kryesore: punësimin, kualifikimin profesional në fushën e zejtarisë, si edhe organizimin e veprimtarisë zejtare.

“Shumë i kënaqur teksa shoh rritjen e aktivitetit të Dhomës Tregëtare të Zejtarisë. Zejtaria si një profesion që trashëgohet. Nuk ka pasur mundësi kualifikimi, ndaj edhe dhoma do t’ua japë këtë mundësi, apo edhe në certifikimin e profesionit. Mbështetja financiare që po i jepet Dhomës Kombëtare të Tregëtisë na bën optimist se jemi në rrugën e duhur” – u shpreh Ministri Shalsi.

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë është përfaqësuese e vetme e zejtarëve shqiptarë e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh nga konsulenca deri tek trajnimet për zejtarët që janë aktualisht në punë dhe duan të trajnohen për risitë në fushën e tyre sipas sistemit dual gjerman.

Në këtë event, ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave zejtare të biznesit, drejtues të kompanive, përfaqësues shoqatash të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë përfshirë dhe sektorinë e zejtarisë dhe përfaqësues nga vendet e rajonit.

Post Author: Egli Lilo