Inspektimi online Korçë

Prezantohet inspektimi online në Korçë / Shalsi: Një sistem efikas, efiçent dhe modern 

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi ishte i pranishëm në prezantimin e sistemit të inspektimit online (e-inspektimi) në qytetin e Korçës.

Ministri Shalsi theksoi se kjo praktikë bazohet në dokumente, standarde, check-lista dhe metodologjinë e analizës së rriskut me qëllim shmangien e abuzimeve dhe uljen e barrës administrative të biznesit.

“Synojmë të reformojmë të gjithë trupat dhe sistemin e inspektimit. Reforma tashmë ka filluar dhe po asistohemi nga BE për të ndryshuar kuadrin ligjor, me qëllim standardizimin dhe përcaktimin e një metodologjie, si dhe ndërtimin e një sistemi rekrutimi dhe promovimi në bazë të aftësive dhe meritave, mbështetur në praktikat më të mira evropiane”, u shpreh Ministri Shalsi.

Në takim u trajnuan rreth 110 inspektorë vendor të qarkut të Korçës përfshirë edhe bashkitë Pogradec, Kolonjë, Pustec, Maliq dhe Bilisht.

Post Author: Egli Lilo