Përfaqësues të “Statkraft”, interes për të zgjeruar aktivitetin në Shqipëri
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi u takua me përfaqësues të lartë të “Statkraft”, të cilët gjenden në Shqipëri për të ndjekur investimin prej 600 milionë euro që po bëjnë në Luginën e Devollit për HEC-et e Banjës, Gramshit dhe Moglicës.
“Bashkëpunimi i frytshëm me organet e qeverisë ka sjellë zgjidhjen e problematikave të hasura dhe për rrjedhojë rritjen e interesit për të zgjeruar edhe më tej aktivitetin në Shqipëri”, u shpreh Ministri Shalsi.
Në vijim Ministri Shalsi theksoi se ky është një tregues pozitiv për përmirësimin e klimës së biznesit në vendin tonë. Gjatë takimit u diskutuan edhe për reformat në sektorin energjetik, të cilat janë prioritet për qeverinë.
Statkraft është një kompani globale në tregun e energjisë së rinovueshme me 3600 të punësuar në 16 vende, prej vitit 2007 prezent edhe në Shqipëri.