Përmirësohet klima e biznesit në vend

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi mori pjesë në eventin e organizuar nga “ALBtelecom” në bashkëpunim me Turkcell, ku u prezantuan disa shërbime inovative dixhitale.

“Vlera e këtyre investimeve mbetet e rëndësishme jo vetëm për kapitalin, ndihmesën në punësim, rritjen ekonomike, por edhe për ekspertizën që transferojnë në vendin tonë dhe ekspozimin ndaj tregjeve më të gjera”, u shpreh Ministri.

Në vijim, Ministri Shalsi theksoi se klima e biznesit është përmirësuar në Shqipëri, duke i lënë vend risive të tjera në partneritet midis kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në rajon, dhe jo vetëm.

  1. Tahsin Yılmaz, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, evidentoi faktin se partneriteti Lifecell është tepër i rëndësishëm në përmbushjen e vizionit të ALBtelecom-it, në bërjen e internetit dhe shërbimeve dixhitale, inovative të arritshme për të gjithë shqiptarët.

Post Author: sipermarrja.ime