Ndërmjetësim për harmonizim të kuadrit ligjor në fushën e hidrokarbureve

Përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë në tregun e hidrokarbureve arritën të parashtronin gjatë konsultimit të ndërmjetësuar nga ana e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, një grup çështjesh të cilat kërkojnë harmonizimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor të hidrokarbureve me kërkesat e reja të parashikuara nga Kodi Doganor dhe ky treg.
Drejtuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u nxitën në këtë takim dhe morën përsipër sqarimin e këtyre problematikave përmes iniciatives për rishikim aktesh nënligjore në përputhje me nevojat e tregut dhe zhvillimit të këtij sektori, të diskutuar shpesh me sipërmarrjren përkatëse.
Zyra e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes u zotua se do të jetë garant për zbatimin e darkordësimit të arritur në të gjitha pikat e diskutuara dhe të pranuara nga ana e specialistëve të këtij sektori.

Post Author: sipermarrja.ime