Ministri Shalsi takim me përfaqësues të FAO-s

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi u takua me z. Raimund Jehle, përfaqësues për Shqipërinë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), me të cilin sapo është lidhur kontrata 3-vjeçare.

Kontrata synon përkrahjen e fermerëve të vegjël, si dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale në funksion të arritjes së këtij objektivi.

“Ofrojmë mbështetjen tonë të pakushtëzuar në realizimin e këtyre projekteve me qëllim përmirësimin e klimës së sektorit të bujqësisë dhe agrokulturës në vend”, tha Ministri.

Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e FAO-s në Shqipëri, për projektin e konsolidimit të pronave në vijim të ligjit të ri “Për Kadastrën në Shqipëri”, si dhe krijimin e një database të saktë për fermat dhe pronat e tjera në territorin shqiptar.

Sipas përfaqësuesit të FAO-s për Shqipërinë, z. Raimund Jehle, ky ligj është i nevojshëm për të vijuar me projektet e tyre për konsolidimin e pronave.

Post Author: sipermarrja.ime