Ministri Shalsi inspektime në Qarkun e Korçës

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi zhvilloi një vizitë pune në institucione të ndryshme shtetërore në Qarkun e Korçës, ku u njoh nga afër me punën, cilësinë e shërbimit dhe objektivat që synohen të arrihen prej tyre.

“Jam shumë i kënaqur me disa zyra, por i shqetësuar për cilësinë e shërbimit në disa të tjera, ku duhet të ndërhyjmë me urgjencë për ndryshimin e situatës. Kemi bërë shumë, por duhet bërë akoma dhe më shumë”, u shpreh Ministri në përfundim të vizitave.

Ministri inspektoi plot 12-të institucione shtetërore në këtë qark dhe qëllimi i vizitës ishte pikërisht konstatimi nga afër i mënyrës se si i shërbehet qytetarëve në këto sportele.

Post Author: sipermarrja.ime