Qendra e grumbullimit dhe eksportit të fruta-perimeve, 7 mijë vende të reja pune
Qendra e re e grumbullimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe eksportit të fruta-perimeve në Lushnjë do të zërë 3 hektarë tokë dhe do të jetë një nga investimet më strategjike në fushën e tregtisë bujqësore.
Ministrja e shtetit Sonila Qato inauguroi nisjen e punimeve të një ndër investimeve më strategjike në Shqipëri, projekt i cili nëpërmjet ndërtimit të qendrës më të madhe të grumbullimit, ruajtjes, distribuimit dhe eksportit të fruta-perimeve do të bëhet zhvilluesi kryesor i tregtisë bujqësore në Shqipëri.
Investimi në 3 hektarë tokë pritet të hapë 300 vende pune direkte dhe të ndikojë në mënyrë indirekte në 6000 deri ne 7000 vende të reja pune në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet kontraktimit të fermerëve.
Sfidat e qeverise, theksoi Qato, vijojnë të mbeten nxitja e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në rajon dhe rrijta e prodhimit vendas.
“Dhe pse eksportet në këtë sektor kanë patur një rritje domethenëse prej 15% gjatë këtij viti, ne synojmë të jemi lider rajon dhe implementimi i projekteve të tilla është prova më e qartë e këtij vullneti”, tha ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.