Takim me përfaqësuesit e 100 Bizneseve më të rëndësishëm në vend

Në kuadrin e një prej përparësive kryesore të Qeverisë, mbrojtjen dhe promovimin e biznesit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e premte, 29.09.2017, një takim me tatim-paguesit më të mëdhenj, përfaqesuesit kryesorë të sipërmarrjes në Shqipëri, gjatë të cilit prezantoi misionin dhe objektivat e qarta të Ministrisë së re të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe planin e punës që i është mirëbesuar kësaj të fundit.

Kryeministri ritheksoi luftën ndaj inspektorëve dhe punonjësve të administratës publike që shfrytëzojnë postin për të gjobitur bizneset. Nëpërmjet krijimit të kësaj ministrie kreu i Qeverisë garantoi komunikim të vazhdueshëm të sipërmarrjes me Qeverinë, me qëllim përmirësimi  e klimës së biznesit dhe rishikimin e kuadrit ligjor në favor të kësaj të fundit. Gjithashtu Kryeministri e prezantoi këtë Ministri dhe Ministren Qato si avokaten zyrtare të Bizneseve dhe përfaqësuesen e tyre në nivelet më të larta.

Post Author: sipermarrja.ime