Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në kuadër të transparencës së muajit të parë të punës së kësaj zyre, boton raportin e parë te trajtimit të ankesave të marra. Raporti iu dërgua me e-mail të gjithë bizneseve të regjistruara në QKR si dhe u bë publik në media dhe faqen zyrtare të Ministrisë.
Nëpërmjet ngritjes së një data baze interaktive të dhënash janë sistemuar me një sistem renditjeje të gjithë propozimet e dërguara nga grupet e ndryshme të interesit, sipërmarrësit, apo shoqatat. Cilësimi “interaktiv” nënkupton që ky sistem të dhënash gjatë përpunimit koordinohet me ministritë përkatëse të parashikuara për zgjidhjen specifike të secilës cështje që depozitohet, duke shënuar edhe fazat konkrete të çdo procedure dhe stadin në të cilin ndodhet aktualisht, për të shmangur kësisoj kohën e humbur të mbetur pa përgjigje. Përmes këtij interaktiviteti synojmë të shmangim subjektivizmin për cdo ceshtje që kërkon zgjidhje, duke temporizuar fazat dhe dokumentuar stadet drejt zgjidhjes.
Ky dokument si formë e rregullt komunikimi me sipërmarrësit, do të pasohet periodikisht nga të tjerë, të cilët do t’ju përditësojnë me fazat e zgjidhjeve dhe vetë zgjidhjet e përmbushura me datë 8 të çdo muaji.