Seminari teknik “Sipërmarrjet dhe Administrata, Publike Aleatë për Zhvillimin”

Tiranë më, 31 tetor 2017

Përmirësimi i legjislacionit fiskal në dobi të tatimpaguesve, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe shpërndarjes së energjisë, rishikimi i normës së aplikueshme mbi tatimin mbi të ardhurat dhe tatim fitimit, informaliteti, paqëndrueshmëria fiskale, reduktimi i kontrolleve fizike nga ana e Administratës Publike.

Këto ishin disa nga temat e trajtuara nga Confindustria Albania gjatë aktivitetit “Sipërmarrjet dhe Administrata, Publike Aleatë për Zhvillimin”, organizuar në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara në mbështetje të kompanive anëtare.

Një seminar teknik ku u diskutuan problematikat kryesore që kanë investitorët italianë dhe shqiptarë mbi çështjet e evidentuara prej tyre, me qëllim ofrimin e një shërbimi të menjëhershëm në dispozicion të bizneseve dhe në të njëjtën kohë, mbledhjen e shqetësimeve dhe sugjerimeve për t’i përfshirë ato në rekomandimet e qeverisë për lehtësimin burokratik administrativ.

Një takim i ideuar me qëllim, paraqitjen e problematikave kryesore të biznesit për investitorët italianë dhe shqiptarë në Shqipëri, njohjen e procedurave ekzistuese, risitë rregullatore, zgjidhjet teknike dhe zhvillimet e pritshme në legjislacionin tatimor, faktor kyç për ndërkombëtarizimin e NVM-ve.

Në fjalën hyrëse të mbajtur nga Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, Presidenti i Confindustrisë, Sergio Fontana, Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo dhe dëshmia e biznesit nëpërmjet Këshilltarit Pedrazzi, u theksua nevoja për të përmirësuar dialogun midis biznesit dhe Administratës Publike, duke nisur nga një përforcim konkret dhe i menjëhershëm i bashkëpunimit me qëllimin kriijimin e një sinergjie konkrete në drejtim të efikasitetit dhe transparencës. Në vazhdimësi, diskutimet e kompanive anëtare të Confindustrisë shërbyen për të përforcuar përpjekjet e vazhdueshme të Confindustria Albania drejt një thjeshtëzimi më të madh të procedurave tatimore dhe përmirësimit të klimës së biznesit.

Post Author: sipermarrja.ime