TË NDERUAR DEPUTETË!
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike,
ka kërkuar këtë mocion debati me KRYEMINISTRIN, në lidhje me një cështje që shqetëson këdo dhe ka impakt mbi të gjithë!
Ndihmën ekonomike, apo me saktë heqjen nga ndihma ekonomike e familjeve që kanë përfituar deri më dje këtë ndihmë!
Por,- ndërsa dëgjoj diskutimet sot në këtë sallë;
Cështja ëe bën diferencën,
mes orjentimit të grupit tuaj parlamentar me atë të Partisë Socialiste, është fakti se:
Ju flisni për rreth 20 mijë familje që janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike pa marrë në analizë aftësinë e këtyre familjeve për të qenë pjesë e burimeve njerëzore të afta për punë!!
20 mijë familje të cilat, Ju, i quani të përjashtuara nga ndihma ekonomike, kanë dalë nga kjo skemë,
për tu lënë vendin familjeve në varfëri të plotë, ndihma ekonomike për të cilët u ofron mundësi për jetesë.
- Jane 20 mijë familje që kanë dalë nga një skemë ku abuzivizmi dhe korrupsioni elektoral nuk zë më vend!
- Janë 20 mije familje me të cilat është abuzuar në kurriz të 10 mijë familjeve të reja që janë futur në skemën e ndihmës ekonomike të atyre familjeve që vujanë në të vërtetë varfërinë!
Skema e re dhe ky sistem, synon zbutjen e varfëriëe në vend dhe jo abuzivizmin dhe përfitimin e padrejtë me të!
Përmes kësaj skeme, ndihma u shkon drejtpërsëdrejti dhe në mënyre transparente atyre familjeve më në nevojë, –të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave jetike bazë, për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara social- ekonomike.
10,063 është numri i familjeve që kanë përfituar për herë të parë në skemë, të cilat me skemën e vjetër përjashtoheshin vetëm për shkak të kritereve absurde përjashtuese te skemës së vjetër, për të cilën ju po e kundërshtoni sot.
Le ta kuptojnë sot Shqiptarët,
se po mbrohet nga ju një skemë e cila mundësonte hapësira për favorizime dhe abuzivizëm – përkundrejt sistemit që ka nisur të aplikohet sot, i cili nuk le vend për interpretime, por, sic do sistem i qendrueshëm, bazohet në deklarimet e bëra nga vetë familjet aplikuese dhe kryqezimin e këtyre të dhënave nga insitucionet përgjegjëse.
A e dini se nga sistemi i ri i pikëzimit kanë rezultuar
19 700 deklarime të rreme nga ana e subjekteve abuzive?
Këtu diskutohet për përjashtimin nga skema e familjeve që kanë qenë pjesë e kësaj skeme deri dje, por nuk flitet për:
- interesin publik që ofron kjo skemë,
- për transparencën e shpërndarjes së këtij fondi që e ofron ky system i ri pikezimi
- dhe as për kriteret përjashtuese që kanë qenë aplikuar padrejtësisht deri dje!
Nëse protestoni për këto absurditete, jeni të lirë!
Por e verteta është ndryshe!
Sot,
vendimarrja nëse familja duhet të përfitojë ndihmë ekonomike, bazohet në një sistem pikëzimi:
- I cili nuk lejon më subjektivizëm,
- I cili në mënyrë të unifikuar bën të mundur verifikimin e informacionit në mënyre të kryqëzuar.
- duke analizuar dhe konfermuar këtë informacion me të gjitha institucionet e linjës
- për të shmangur cdo lloj ndërhyrje njerëzore e subjektive !
Nëse opozita akuzon Qeverinë për mungesë transparence, ne sot ju bëjmë me dije se kjo skemë e re eliminon tërësisht përfitimin e padrejtë!!!
Ashtu sikurse, publiku duhet të njihet me faktin që kjo skemë e re ka hequr ndihmën e copëzuar ekonomike që skema e vjetër ua ofronte rreth 150 mijë familjeve!!
Pasi kjo skemë është ndërtuar për të ardhur në ndihmë ekonomike dhe për të mbështetur cdo familje e cila është në nevojë të kësaj ndihme, dhe jo për të rritur numrin e përfituesve duke copëzuar pagesat vetëm për ndikime elektorale apo politike.
Atehere si do e shpjegonit që skema e vjetër e ndihmës ekonomike, lejonte Petrefin nga Berati, i punësuar vetëdhe baba i dy vajzave të dyja të punësuara, të merrte ndihmë ekonomike deri në dhjetor 2017??
Apo Aldo nga Peshkopia me ndihmë ekonomike dhe me firme private në emër të bashkëshortes se tij, dale nga verifikimi ne sistemin e QKB-se???
Nderkohe që gruaja kryefamiljare në nevoje ishte e përjashtuar nga skema se në shtepinë e saj u gjet një lavatrice???
Cfarë mund të ketë më të padrejtë se kjo?
Sigurisht, Qeveria ka menduar dhe për ato familje që nuk arrijnë nivelet e pikëzimit për të qenë përfitues në ketë skemë.
Fondi i posatcshëm ALOKUAR Bashkive për këto familje PREJ 6 % eshte rritur dy fish ne krahasim me skemen e vjeter, e cila e kishte planifikuar vetem 3% te ketij fondi per keto familje!
Kjo qeveri ëshëe shquar për reformat e saj të thella dhe strukturore!
Ky ka qenë edhe besimi qe i dhanë votuesit kësaj qeverie: për të bërë dhe finalizuar reforma të mëdha dhe të vështira, pavarsisht kostove elektorale, sot shqiptarët meritojnë një shtet të së drejtës!
Grupet e përjashtuara duhet të kuptojnë se në funksion të tyre,
qeveria po punon përmes reformave strukturore të thella, largimin nga varferia ekstreme të atyre familjeve që sot e vuajnë atë.
Me prezantimin e skemës së re,
synojmë përmirësimin e barazisë dhe eficiencës së programeve të asistencës sociale në Shqipëri.
Gjithashtu,- objektivi ynë është dhe të permiresojmë cilësisht mundesite qe do u ofrohen brezave të rinj, duke mundësuar që fëmijët e rritur në një familje të varfër, përpos bukës së përditshme të marrin shkollimin e nevojshem për të patur një të ardhme më të sigurt.
Për këtë Qeveria do t’i mbështesë femijët e familjeve përfituese nga skema nëpërmjet subvencioneve apo pagesave, rreth 100 milion dollar të parashikuara per ta, per te ndjekur shkollen te qete dhe për tu pergatitur në mënyre të kualifikuar për tregun e nesërm të punës.
Ne e kemi nisur përpara 5 viteve dhe do ta cojmë përpara luftën kundër varfërisë me reforma strukturore që bëjnë shtet,
-krijojne punë
-dhe sjellin mirëqenie të qendrueshme.
Të nderuar deputete!
Me lejoni të kthej vëmendjen tuaj te kontributi që duhet të japim, secili nga ne, për të rivitalizuar dëshirën për punë të shtresës aktive për punësim!
Sot sipërmarrja shqiptare është në nevojë të burimeve njerëzore të trajnuara dhe kualifikuara.
Këtu nuk po flas më për ngjyrime politike, pasi sipërmarrje nuk ka ngjyrë!
Ka potenciale për tu rritur, dhe kjo nuk mund të bëhet nëse mungon krahu i punës!
Sipërmarrja sot kërkon me ngulm një sistem të qendrueshem te ekonomise se vendit!
Kjo sipërmarrje, e cila është kontributori më i madh i të ardhurave të buxhetit të shtetit,
-ku një pjesë e së cilës ndahet për ndihmë ekonomike ndaj familjeve të varfëra,
-sot lëndon nga mungesa e krahut të punës!
Lindita, është një sipërmarrëse grua e suksesshme në sektorin e fasonerisë!
Dhe e dini cfarë shqetësimi ka?
Nuk gjen burime njerëzore, gra e burra në rrobaqepsi, në mënyre që të arrijë të punojë në kapacitet të plotë kompaninë e saj,
– për shkak se gra dhe burra që ajo kontakton perditë – totalisht të aftë për punë,
nuk pranojnë të lidhin kontratat me kompaninë e të paguajnë sigurimet shoqërore vetëm pse e përsëris vetëm pse nuk duan të heqin dorë nga ndihma ekonomike!
Dhjetra kontrata janë refuzuar nga fasoneritë shqiptare këtë periudhë, të cilat u afruan tregut vendas, për shkak të një rritje të kostos në vende si Rumania, të cilët i kanë refuzuar me dëshpërim, vetëm për shkak të mungesës së krahut të punës.
Lindita thotë se gratë që ajo takon nuk duan të heqin dorë nga ndihma ekonomike duke u punësuar në fabrikën e saj! Gra dhe burra të aftë për punë dhe shëndetplotë, NË NDIHMË EKONOMIKE të lejuar nga skema e vjetër e ndihmës që ju mbroni sot!
Kam vizituar QINDRA biznese në të gjithë Shqiperinë, ku pjesa më e madhe e tyre kanë raportuar se aryseja pse punojnë nën kapacitet NUK JANË TAKSAT, por MUNGESA E BURIMEVE NJEREZORE.
TË NDERUAR:
- 70% e atyre që kanë pretenduar por nuk janë përfshirë në skemën e re janë persona nga 25 – 45 vjec. Nje grupmoshë kjo, tërësisht e aftë për punë.
- Si Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ju TRANSMETOJ atë që sipeërmarrja e shpreh si shqetësim:
- Për vendin tonë është luks të shohësh që punojnë nën kapacitet sepse mungon forca punëtore.
- Të eksportojnë më pak, sepse kush është i aftë për punë NUK DO të punojë pasi humbet ndihmën ekonomike.
- Të shohin fabrikat të falimentojnë sepse ka nga ata që duan të jetojnë në kurriz të të gjithë shoqërisë.
Mbështetja dhe orientimi për punësim i shtresave ne nevojë, në këtë mandat është prioriteti ynë real!!!.
Po ndaj me ju eskluzivisht, disa shifra të nevojës aktuale për punësim të sipermarrjes në vend SOT, të nxjerra nga një analizë e nevojave për aftësi, e cila bazohet në një anketim të kryer në mbi 2500 subjekte kryesisht private por dhe publike.
- Sektori fason ka nevoje për me shumë se 7,100 rekrutime të reja gjate vitit 2018,
- përfshirë 3,800 në sektorin e rrobaqepsise dhe më shumë se 2,500 këpucarë.
- Industria e telekomunikacionit parashikon rreth 4,554 rekrutë të rinj.
- Rreth 3.800 rekrutime të reja kanë nevojë të punësuarit në Shëbime, kryesisht ëe aktivitetet ekzistuese të bar-restoranteve në vend.
- 2,115 punetore i nevojitet sot industrisë se ndërtimit, duke mbetur sektor me kërkesa të larta për punësim.
- Po njësoj dhe për industri të tjera si:
- 692 vende të reja të parashikuara per inxhiniere telekomunikacioni ose tekstilesh,
- 686 mekanikë, 900 kuzhinierë si dhe 794 operator në prodhimin ushqimore etj.
Pra sic e shikoni, tregu dhe nevoja për punësim sot e tejkalon në total numrin e familjeve të përjashtuara nga ndihma ekonomike kur ato familje kanë përbërje burimesh të afta për punë!
Të gjithë ne duhet të orjentojmë këtë shtresë në nevojë drejt kualifikimeve dhe trajnimeve për tu kthyer në bazë të sigurt të punësimit të tyre.
Sot, duhet të ndjejmë nevojën të orjentojmë të rinjtë drejt punësimit në sektorët që garantojnë sot e gjithë ditën punesimin e tyre dhe jo drejt aplikimeve për ndihmë ekonomike.
Nderkohë që të aftët për punë kërkojnë të parazitojnë me ndihma ekonomike,
- 68% e firmave operuese në manifakture, pjesëmarrese në anketim, përgjigjen se kanë vështirësi në gjetjen e burimeve njerëzore.
- Po kështu përgjigjen 72% e ndërmarrjeve në fushën e energjisë.
- E njejta gjë vlen dhe për sektor si ai i transportit (ne 73%) apo Hotelerisë (ne 48%).
Lutem, orjentoni diskutimin në këtë sallë të rëndësishme plot me ligjvënës, drejt politikave të afta për të nxitur edukimin e shoqërisë, drejt rritjes së kapaciteteve të tyre dhe orientimin drejt punësimit të qendrueshëm, në vend që të përlotemi për individë të përjashtuar nga kjo skemë, totalisht të aftë për punë dhe në gjendje ekonomike më të mirë se sa ata të cilët skema e re sot i ka përfshirë në ndihmë ekonomike.
Vetëdija jonë, dhe kjo skemë, ofron, mundësine për të korrigjuar cdo përjashtim të pamerituar duke realizuar verifikimin e tyre dhe vendosjen në vend përmes korrigjimit të vendimit të marrë.
Ndërkohë, do tu ofrohen punë dhe trajnime të gjithë atyre që duan të punojnë si dhe do t’i orientojmë me politikat tona pikërisht në sektorët ku ka më shumë nevojë, ndërsa ju jeni te lire t’u ofroni shqiptareve vetëm propagandën tuaj për rikthimin e asaj mendësie që e la pas Shqipërinë, në varfëri të plotë, si e vetmja alternativë e juaja për të mbizotëruar mbi nevojat e këtij populli për zhvillim apo aq më keq në mendësinë për të kërkuar para në burime të dyshimta me qëllim bllokimin e reformave më të rëndësishme për Shqipërine dhe integrimin e saj!
Faleminderit.