Konsultim i gjerë me sipërmarrjen lidhur me strategjinë e re të nxitjes së punësimit në Tryezën mbi Punësimin: Përmirësimi i klimës së biznesit, prioritet i Qeverisë.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Sonila Qato zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit në lidhje me strategjinë e re të punësimit. Grupet e interesit dhe përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse, u përqëndruan në formulimin e rekomandimeve mbi hartimin e një strategjie për nxitjen e punësimit dhe përfshirjen e komunitetit të biznesit në menyrë aktive në këtë strategji. Kjo tryezë është ndër më të rëndësishmet e zhvilluara të organizuar nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Të pranishëm në takim ishin: Përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Kryetari i sektorit të Hoteleve në Shoqatën Shqiptare të Turizmit, përfaqëseus të Bashkimit të Prodhuesve, Shoqata e Prodhuesve të Bukës, përfaqësues nga Këshilli i Invesimeve dhe Zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë Dajna Sorensen

Fjala e Ministres Qato:

“Jemi në një tryezë shumë të rëndësishme për ne. Në këtë mandat të qeverisjes kemi shpallur punësimin si një nga prioritet tona dhe ndërkohë që edhe ne si përfaqësues të qeverisë edhe ju si përfaqësues të biznesit mund të diskutojmë në lidhje me masat që duhet të marrë qeveria për rritjen e punësimit. Kjo është tryeza jonë e parë që trajton këtë problematikë ndaj mirëpresim sugjerimet apo alternativat tuaja duke e konsideruar njëri-tjetrin si partnerë në këtë veprimtari dhe këtë mandat qeverisës. Ashtu sikurse e kemi nisur prej 6 muajsh bashkëpunimin, të mund të finalizojmë me një produkt pozitiv, i cili nxit këtë objektiv që ka qeveria, që është punësimi.”

Zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë Dajna Sorensen:

“Qasja që ne kemi pasur ka qenë në disa drejtime. Ne kemi kryer një analizë primare të tregut të punës dhe performacës së tregut, ku kemi indetifikuar në radhe të parë cilat janë ato grupe më të marxhinalizuara në tregun e punës, cilat janë ato grupe që kanë vështirësi në integrimin në tregun e punës, cilat janë ato grupmosha, femrat meshkujt, personat që kanë nivel të lartë arsimor ose nivel të ndryshëm arsimor. Një tjetër element që lidhet shumë ngushtë me imputin dhe me mesazhet që vijnë nga sektori privat është edhe pjesa e aftësive. Forca e punës e kualifikuar, cilat janë nevojat akute për aftësim dhe që mund të adresohen në afat të shkurtër por jo vetëm nevojat afatshkrutra edhe pak në lidhje me pjesën  ku e sheh biznesi vetën në afat të mesëm për të parë kush janë ato nevoja, për ti dhënë përparësi edhe për tregjet e të ardhmes. Këto janë dy tematikat kryesore që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me biznesin.”

Përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika:

“Të gjithë inspektorët e zyrave të punës duhet të vizitojnë ndërmarrje private dhe ti pyesin si u shkojnë punët dhe a keni nevojë për ndonjë punëtor për t’u përgatitur në sisitemin e formimit profesional. Ky funskion i zyrës së punës nuk po zbatohet. Ne presim që me urdhër zyrat e punës të fillojnë të bëjnë katalogjet e ndërmarrjeve. Nga politikat e nxitjes së punësimit po kaloj tek ato të formimit profesional sepse janë të lidhura ngushtë.”

Këshilli i Invesimeve:

“Ne kemi analizuar cilësinë e punës në shkurt, shpreja që doli ishte ‘sistemi e vuan, tregu e prodhon’. Duhet të ndërlidhim të dy palët tregu dhe sistetmin. Ka shumë rëndësi akreditimi i kurikulave që në shkollën tetë-vjeçare dhe duhet të ketë në thelb tregun e punës.”

Post Author: sipermarrja.ime