Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka nisur turin e llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam” në Qarqet Durrës, Kukës, Tiranë dhe Lushnjë, në njësitë administrative ku institucioni që ajo drejton është i ngarguar të japë llogari në lidhje me punën e kryer nga Qeveria në gjashtë muajt e parë të mandatit të dytë qeveriës dhe për t’u njohur gjithashtu me problematikat që shqetësojnë banorët e këtyre zonave.
Ministrja Qato, e shoqëruar nga zëvendësministra mbulues të problematikave specifike, deputetë të zonës, përfaqësues nga asambleja e Partisë Socialiste, drejtues të njësive administrative dhe drejtorët e institucioneve si Hipoteka, ALUZIN dhe OSHEE-së, janë njohur me shqetësimet e banorëve, ku një pjesë e konsiderueshme e problematikave kanë marrë përgjigje të atypëratyshme. Ndërsa shqetësimet e tjera të ngritura gjatë bashkëbisedimit me banorët, si infrastruktura, rrjeti energjitik, zgjidhja e problemeve për certifikatat e pronësisë apo edhe sa I takon investimeve në qendra shëndetësore, do ti adresohen Këshillit të Ministrave dhe institucioneve përgjegjëse me qëllim zgjidhjen përfundimtare brenda këtij mandati qeverisës.
Në fjalën e saj para banorëve ministja Qato ka vënë theksin tek angazhimi i Qeverisë për t’u njihur nga afër me problemet që shqetësojnë banorët në çdo njësi administrative në të gjithë vendin. “Kemi menduar që të jemi pranë qytetarëtve pasi ju do të jeni aleatët tanë në qeverisje gjatë këtij mandati. Kemi ardhur për të kryer këtë bashkëbisedim për të dhënë llogari mbi çfarë kemi bërë deri tani dhe për tu njohur me të gjitha problematikat që ju shqetësojnë juve e për ti adresuar më pas në institucionet përkatëse për të marrë një zgjidhje. Arritja më e madhe në këtë mandat është reforma në drejtësi, e cila po jep frytet e saj të para. Sot ndërtesa e drejtësisë është duke u shpërbërë nga ata njërëz, të cilët të joshur nga korrupsioni nuk kanë dhënë vendime të drejta. Lajmi i dytë i mirë është çelja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ky është një lajm shumë mirë pasi vendet anëtarë të BE-së kanë vlerësuar reformat e qeverisë në këto gjashtë muaj. Megjithatë ne kemi ende shumë për të bërë. Qeveria ka marrë përispër që në këtë mandat të realizojë tre prioritete, një prej të cilëve është nxitja e punësimit. Së dyti duam të nxsim sa më shumë invetimet vendase dhe të huaj në sektorin e bujqësisë, në sektorin e turizimit dhe në sektorin e investimeve në energji dhe infrastrukturë. Çështja e tretë prioritet i Qeveisës është ajo e trajtimit të pronave. Po marrim masa për zgjidhjen e ngërccit të krijuar përmes një procesi sa më transparent.”- tha Qato gjatë takimit me banorët.