Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi mori pjesë në prezantimin e projektit “BE për Inovacion”, mbështetur nga BE-ja, Ambasada Gjermane dhe Ambasada Suedeze në Tiranë.
“Prezantimi i këtij projekti ambicioz u jep mundësi të mëdha mendjeve krijuese dhe inovatore, me objektiv kryesor përmirësimin e ekosistemeve të inovacionit dhe fuqizimin e bizneseve start-up”, u shpreh Ministri.
Në vijim, Ministri Shalsi falenderoi BE-në dhe ambasadat për financimin, si dhe shprehu mbështetjen e tij duke i ftuar për pjesëmarrje sa më të gjerë në diskutimet për draftligjin e ri për bizneset start-up.
Projekti “Challenge Fund” do të mbështesë me fonde individë dhe biznese start-up, të cilët kanë nga 0 deri në 3 vite veprimtari në vendin tonë.
Në fokus të qeverisë dhe Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është hartimi i politikave për zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rritja e kapaciteteve të tyre, si edhe promovimi i ideve innovative.