Ministri Shalsi: Certifikimi i fermerëve nga Global G.A.P garanton cilësinë e prodhimeve bujqësore

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi mori pjesë në certifikimin e fermerëve nga Global G.A.P në qytetin e Lushnjës. Ministri Shalsi përgëzoi kompaninë Doni Fruits për organizimin dhe 58 fermerët për marrjen e certifikatës. Në vijim Ministri u shpreh: “Ky standard ofron një mundësi të artë për tu ndjekur nga kompanitë […]

Takim me shoqatën e ricikluesve

Ky takim u fokusua në diskutimin e problematikave të lidhura me veprimatrinë e shoqatës por edhe mbi informimin e pjesëmarrësve mbi ndryshimet që pritet të pësojë Kodi Penal.

Panelet diellore

Një fabrikë e përpunimit të drurit me problem kryesor nderprerjen e energjisë elektrike në vitin 2014 sot e gjejmë në një mjedis shumë më të zgjeruar, me një gamë produktesh më të larmishme, si dhe me panele diellore të instaluara në tarracën e fabrikës.

Partneritet Italian në fushën e teknologjisë

Në ambjentet e biznesit me partnerë italianë, në të cilin sot ka të  punësuar dhjetëra të rinj të apasionuar pas fushës së teknologjisë. Falë bashkëpunimit të ngushtë me fakultete \ të ndryshme, tashmë po përgatiten për ti shërbyer një game më të gjerë klientësh.

PSZ Albania

Një fabrikë me standarde gjermane ku prodhohen kabllo elektrike të cilësisë së lartë për pajisje mjekësore, makineri pune për transport, si dhe pajisje të tjera. Klientët e PSZ Albania janë kompani të mirënjohura ndërkombëtare që vlerësojnë produktet e kësaj fabrike në Shqipëri.

Ministri Shalsi diskutime me përfaqësues të GIZ për ligjin e ri të startup-eve

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi u takua me përfaqësues të GIZ-it (Deutsche Gesellchaft für Internationale Zusammenarbeit) dhe diskutuan rreth projektit “EU for Innovation” që financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga GIZ për një ligj të ri lidhur me startup-et. “Shumë i kënaqur që po bashkëpunojmë për një ligj të ri lidhur […]

Sipërmarrja Ime