Sektori i ndërtimit përvecse është zgjeruar në drejtim të objekteve të banimit, ka përmirësuar dukshëm edhe shitjet. Në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2018 shitjet në sektirn e ndërtimit u rriten përkatësisht me 12 dhe 9 për qind, pas kontraktimit me përkatësisht 3.0% dhe 4.9%, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Shitjet patën një rritje të fortë në 2018 për të dytin vit rradhazi edhe pse tregu është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja sidomos në Tiranë. Pavarëisht se sektori i ndërtimit ka pësuar rritje si në drejtim të ofertës dhe kërkesës niveli i besimit në ndërtim është ende nën mesataren historike të tij, sugjeron për vijim të ritmeve të moderuara të rritjes së sektorit në vijim. Ecuria e mirë e vlerës së shtuar në ndërtim dhe e importit të materialeve për ndërtim, sugjeron se investimet e lidhura me ndërtimin kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen e investimeve private gjatë tremujorit të tretë.