Ministrja e Shtetit, Qato mori pjesë ditën e premte më date 23.09, në mëngjesin e punës me përfaqësues nga 24 shoqatat e biznesit të Shqipërisë. Mëngjesi i punës “Shqipëria miqësore ndaj sipërmarrjes”, organizuar nga BIZNESALBANIA dhe Bashkimi i Dhomave Shqiptare të Tregtisë, çeli një proces të gjatë diskutimesh e dëgjesash prej të cilave do të hartohen propozime konkrete me qëllim përmirësimin e mëtejshem të klimës së biznesit në Shqipëri. Propozime të shumta erdhën prej përfaqësuesve të shoqatave të pranishëm në këtë mëngjes pune. Gjatë bisedimeve u riktheksua mbeshtetja maksimale e Qeverisë për zgjidhjen e problematikave të sipërmarrësve, të cilet konsiderohen prioritet i vendit, si dhe synimi i përbashkët per ta bërë Shqiperine sa më tërheqëse për investitorët strategjikë, shqiptarë apo të huaj.
Një ndër misonet e shprehura qartë prej Ministres Qato ishte dhe “lufta pa kompromis ndaj çdo zyrtari që pengon, mosvepron, apo zhvat aktivitetin privat, ndaj çdo procedure burokratike shtetërore ku sipërmarrësit përballen, përmes krijimit të një partneriteti Qeverisës së bashku, për të ndërtuar themelet e një Shqipërie moderne, inovative dhe shoqërore.”