Konsultimet dhe dëgjesat e Ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes me grupet e ineteresit vijojnë tashmë prej 4 javësh.
Gjatë takimit të zhvilluar paraditen e sotme me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, nga ai i agrobiznesit tek prodhimi i këpucëve apo industria e plastikës, formuluan propozime konkrete me synim rritjen dhe zhvillimin e qendrueshëm të sektorëve perkatës.
Çështjet e ngritura në mbështetje të prodhimit shqiptarë përfshinë nisma për përmirësimin e kuadrit ligjor me qëllim garantimin e sigurisë ligjore për produktet apo përmirësimin e proceseve të inspektimit, nëpërmjet kalimit online të shumë procedurave kohë dhe para shpenzuese.
Implementimi i propozimeve konkrete dhe hartimi i politikave lehtësuese do të rezultojë në ulje të informalitetit dhe mbi të gjitha në rritje të aftësisë konkurruese të prodhimit vendas.
Ministrja u shpreh se paketa e diskutuar dhe e propozuar do të merret parasysh në hartimin e reformave të ardhshme.