Konsultimi me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë

Konsultimet dhe dëgjesat e Ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes  me grupet e ineteresit vijojnë tashmë prej 4 javësh.
Gjatë takimit të zhvilluar paraditen e sotme me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, nga ai i agrobiznesit tek prodhimi i këpucëve apo industria e plastikës, formuluan propozime konkrete me synim rritjen dhe zhvillimin e qendrueshëm të sektorëve perkatës.

Çështjet e ngritura në mbështetje të prodhimit shqiptarë përfshinë nisma për përmirësimin e kuadrit ligjor me qëllim garantimin e sigurisë ligjore për produktet apo përmirësimin e proceseve të inspektimit, nëpërmjet kalimit online të shumë procedurave kohë dhe para shpenzuese.
Implementimi i propozimeve konkrete dhe hartimi i politikave lehtësuese do të rezultojë në ulje të informalitetit dhe mbi të gjitha në rritje të aftësisë konkurruese të prodhimit vendas.

Ministrja u shpreh se paketa e diskutuar dhe e propozuar do të merret parasysh në hartimin e reformave të ardhshme.

Post Author: sipermarrja.ime